“Bëhen me listë partie”, qytetarët dyshues për punësimet në administratë

“Bëhen me listë partie”, qytetarët dyshues për

Punësimet fiktive në burgje është skandali më i fundit i publikuar përmes përgjimeve të drejtorit të burgjeve Arben Çuko prej Zërit të Amerikës. Pavarësisht dokumenteve dhe marrjes së reagimeve prej personave të përfshirë në dosje, Rama nuk ngurroi ta cilësonte ‘oshëtimë të kazanit’.

Madje për të kundërshtuar Zërin e Amerikës nxitoi të reagonte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Përkundër tentativave për të zbutur efektin e lajmit, Drejtori për Evropën dhe Euroazinë Elez Biberaj theksoi se Zëri i Amerikës publikon vetëm lajme të verifikuara duke respektuar çdo standard të gazetarisë. Fenomeni i punësimeve partiake nuk vërehet vetëm në përgjime. Janë vetë qytetarët të cilët sjellin përjetimet e tyre, shkarkimet e padrejta apo dhe emërimet partiake.

“Personalisht, duke parë dhe ngjarjet e fundit, e kemi parë se cfarë ka zbuluar Zëri i Amerikës dhe lë vend për dyshime”.

“Besoj se dhe sot akoma, bëhen nëpërmjet bindjeve partiake”.

“Bëhet fjalë për djalin tim. E kanë pushuar pa arsye nga puna sepse nuk ishte i punësuar politikisht.”

“Nuk mendoj se konkurset funksionojnë pasi shohim shumë të rinjë të aftë dhe nuk futen në punë nëse nuk janë pjesë e njërës prej partive politike.”

Akuzat për punësime fiktive vijnë dhe nga opozita.

Vasili: Vërtetoj me prova të pakundërshtueshme, atë që opozita kishte dëshmuar kaq herë, për shkak të mesazheve që na vinin nga qytetarët, të cilat i kemi bërë dhe publike, por gjithsesi vlera e tyre ishte relative para provave të pakundështueshme ku po vetë këta, e pohojnë se konkurset janë të manipuluara.

Punësimet me lista partiake është një fenomen që përsëritet pas çdo rotacioni pushteti. Komisioni Evropian ka kritikuar më parë si qeverinë Nano apo dhe Berisha për shkarkime dhe emërime partiake në administratë. Vetëm në vitin e shkuar nga buxheti I stetit janë paguar rreth 14 milionë dollarë për zbatimin e vendimeve t ë gjykatave mbi shkarkimet e padrejta.



EMISIONET