Skuadra italaine e Bolonjës ka konfirmuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë të Ajax-it, Mitchell Dijks .

25-vjeçari, i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit në huazim tek Norëich City, ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me skuadrën italiane.

"Bologna FC 1909 njofton regjistrimin e mbrojtësit Mitchell Dijks. Ai ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2023."-thuhet në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e klubit italian.

Sipas mediave italiane, e ardhmja e tij dihej që në muajin shkurt, pasi ai do të bashkohej me kuqeblutë në fund të kontratës së tij, dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht sot.





/Ora News.tv/