Befason skuadra e Championship, shfaq interes për mesfushorin e Arsenalit

Befason skuadra e Championship, shfaq interes për mesfushorin e Arsenalit

Pas sigurimit të ngjitjes në kategorinë më të lartë të futbollit në Angli, Wolwes është futur në sulm për të përforcuar organikët e saj, dhe për të qënë një pretendent kryesorë për të qëndruar në Premier League dhe në sezonin 2019-2020.

Sipas mediave angleze, Wolverhampton Wanderers është futur fuqishëm në garë për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

26-vjeçarit i është ofruar një kontratë pesë vjeçare nga Wolves me një pagë vjetore prej pesë milionë paund.

Wilshere pritet të vendosë të ardhmen e tij para fillimit të kampionatit botëror, ku në garë për lojtarin janë edhe Everton, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United në Angli.

Interes për mesfushorin anglez kanë shfaqur dhe në Itali, me Milan dhe Juventus që janë prej kohësh në gjurmët e Wilshere.

EMISIONET