Pavarësisht se në një moshë të re, sulmuesi i Manchester United dhe Belgjikës, Romelu Lukaku, ka zbuluar se ai ka në plan të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas kampionatit evropian 2020.

"Isha tamam si një njeri në një mision që kur isha gjashtë vjeç. Pas euros, mendoj se do të ndalem. Jam 25 vjeç dhe  jam golashënuesi më i mirë. Megjithatë unë po i shoh të rinjtë si kundërshtarë të denjë  sepse ata përpiqen të marrin vendin tim dhe unë nuk dua t'ua dorëzoj atyre. Por, pas dy vitesh mendoj se do ta kenë shansin për të luajtur sepse unë do tërhiqem."- tha Lukaku për "Business Insider".

Lukaku tashmë është golashënuesi më i mirë i vendit të tij me 40 gola ndërkombëtare në moshën 25-vjeçare, duke tejkaluar një rekord që kishte qëndruar për 78 vjet më parë këtë verë. Ai e ka arritur këtë rekord në vetëm 78 takime.



/Ora News.tv/