Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi është i bindur se do të jetë skuadra zikaltër pjesëmarrëse në Champions League vitin e ardhshëm. Në një intervistë për "Gazzetta dello Sport" 44 vjeçari nuk ka eklipsuar cilësinë e skuadrës së Lazio-s, Simone Inzaghi por thekson se detyrimi për të fituar e bën më të fortë Inter-in.

"Lazio është favorite, pasi luan në shtëpi dhe i mjaftojnë dy rezultate të mira nga tre. Por Interi është më i fortë si ekip dhe duke qenë i detyruar të fitojë është një avantazh për ta. Menaxhimi i lojës nuk është pika e tyre e fortë.

"Parashikoj që fillimi i takimit do të jetë tepër i luftuar. Është jetësore të mos pësojmë gol. Besoj se Mauro Icardi do të jetë çelësi i këtij takimi.  Ai do të luajë një ndeshje të shkëlqyeshme në Romë. E dëshiron më shumë se kushdo Champions League. Me katër vende në dispozicion, Interi duhet të hyjë në Ligën e Kampionëve.

"Ka qenë një sezon negativ, megjithëse në të cilin janë hedhur themelet e rëndësishme për të ardhmen."-përfundoi ish-mbrojtësi i Inter-it, Materazzi

Lazio dhe Inter luajnë sot atë që është cilësuar si "play-offi" i Champions League, pasi një fitore e Inter-it do dërgonte zikaltërit në kompeticionin më të madh për klube , ndërkohë që Lazio ka në favorin e tyre dhe barazimin.

/Ora News.tv/