"Befason" Arturo Vidal: Erdha tek Barcelona për të fituar ...

"Befason" Arturo Vidal: Erdha tek Barcelona për të fituar

Futbollsti më i ri i Barcelonës, Arturo Vidal ka përshkruar bashkimin me klubin blaugrana si një hap të madh përpara.

"Bashkimi me Barcelonën do të thotë të marrësh një hap të madh përpara duke luajtur për Bayern Munchen. Barcelona është klubi më i madh në botë dhe ata kanë ekipin më të mirë në botë. Unë do të përpiqem ta përmirësoj këtë ekip duke i ndihmuar ata të fitojnë të gjitha titujt dhe premtoj të bëj çmos për të përmbushur pritjet e këtij klubi. Besimi që ky klub ka tek unë është diçka për të cilën unë përgjithmonë do të jem mirënjohës.

"Objektivat? Kam një kontratë trevjeçare. Dua të fitoj tre tituj të La Liga,"-tha Vidal në një intervistë për "Diario Sport".

31 vjeçari kilian ka ardhur nga kampionët gjermanë në një marrëveshje që mendohet të jetë në rajonin prej 20 milionë eurosh, duke u bërë transferimi i katërt i Barcelonës në këtë merkato vere.

EMISIONET