Bebe Rexha flet me krenari shqip në emisionin e famshëm amerikan

Bebe Rexha flet me krenari shqip në emisionin e famshëm amerikan

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj.

Madje ajo flet me krenari për vendin nga vjen.

E ftuar në emisionin e famshëm të “The Jonathan Ross Show”, Bebe pohoi se flet gjuhën shqipe dhe e viziton Shqipërisë së bashku me prindërit e saj.

Këngëtarja u shpreh se e mikson gjuhën shqipe me anglishten, duke dhënë edhe një shembull.

“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”-tha ajo në shqip.

Bebe po arrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Së fundmi ajo publikoi këngën 'Last Hurrah' që u prit shumë mirë nga publiku dhe po rezulton shumë e suksesshme.

EMISIONET