Beatrix Ramosaj: Edhe nëse do jem në lidhje, nuk do ju tregoj

Beatrix Ramosaj mori vëmendjen e faqeve rozë sapo publikoi një fotografi me trëndafila, të cilat dyshohej se ja kishte sjellë një person i vecantë.

Pasi ka kontaktuar me këngëtaren, Gazeta Express zbulon të vërtetën duke hedhur poshtë gjithcka.

“Jo nuk jam në një lidhje për momentin, por edhe nëse do të ndodhë në të ardhmen, do të jetë ndryshe nga më parë. Jeta private do jetë e ndarë me atë artistike,” – tha ajo.

Dihet se Beatrix ka përjetuar një romacncë me Ervi Canollin, e cila u bë publike menjëherë. Pas kësaj ajo nuk u përfol më për jetën private, por për projektet muzikore që solli për publikun.

Pasi përjetoi shumë keq ndarjen, Beatrix vendosi që marrëdhëniet e tjera të jenë jashtë syrit të kamerave.

EMISIONET