BE, Soreca: Partitë të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore, të mbyllet në kohë

BE, Soreca: Partitë të bashkëpunojnë për reformën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca thekson se reforma zgjedhore është kyçe për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Ai u bëri thirrje partive politike të bashkëpunojnë në këtë drejtim, duke theksuar se ndryshimet ligjore të bëhen në kohë përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Luigi Soreca: 

 "Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar.

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it.

Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019."

 

EMISIONET