Bashkimi Evropian bën thirrje për forcimin e administratës doganore. Ambasadori, Luigi Soreca, e kërkoi këtë në përfundim të programit për përgatitjen e bazës ligjore dhe proceduriale për miratimin e “Tarifave të Përbashkëta Doganore” të cilat aplikohen për importin e mallrave përtej kufijve të jashtëm të BE-së.

Soreca: Ne si BE e mbështesim këtë institucion pasi përmirësimi i kapaciteteve është i rëndësishëm.Një administratë që funksion është kusht për në Bashkimin Europian, pasi është një siguri edhe për futjen e produkteve apo për lidhjen ekonomike rajonale.Po ashtu është me rëndësi edhe për të shmangur korrupsionin.

Ndërkohë drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi, deklaroi se falë projektit janë trajuar 190 punonjës.

Projekti i kontratës së asistencës teknike për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të tarifës ka kosto totale 2,1milion euro dhe zgjat 3 vjet.

/Ora News.tv/