Çfarë viti ka qenë ky për Dua Lipën? Kështu e ka nisur artikullin për këngëtaren me origjinën shqiptare BBC.

Dy Brit Awards, një bashkëpunim me Calvin Harris dhe tani po performon në natën finale të Champion League të së shtunës ku përballë janë Liverpool dhe Real Madrid në Kiev.

"Është me të vërtetë emocionuese,"-tha Dua në një ekskluzive për Music News LIVE. "Ne kemi bërë shumë prova dhe pse stadiumi bosh është ende i tmerrshëm. Nuk e di sesi do të ndihem kur janë mijëra njerëz brenda në stadium dhe miliona njerërz që shikojnë nga shtëpia."

Një audiencë televizive gobale prej 200 milionë shikuesish panë finalen e vitit të kaluar në Cardiff ku performoi Black Eyed Peas.

Por pasi arriti mbi 1.1 miliardë shikime në YouTube me këngën New Rules, Dua nuk ka frikë nga figurat e mëdha, vazhdon artikullin BBC.

Dua Lipa: "Janë rreth 300 kamera dhe gjëra emocionuese nga të gjitha këndet. Do të jetë një argëtim i madh në stadium dhe do të duket bukur në televizor, shpresoj që njerëzit ta shijojnë."


/Ora News.tv/