Ekonomia e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në dy vitet e ardhsme. Banka Botërore në projeksionet që bën për ekonominë botërore në çdo fillim viti shprehet pesimiste në lidhje me nivelin e ritjes ekonomike në Shqipëri. Ekspertëti shpjegojnë se këto pritshmëri lidhen  me përfundimin e investimeve të mëdha në vend si dhe krijimin e një klime të pafavorshme për të bërë biznes.

Banka Botërore ka rishikuar me ulje ecurinë ekonomike të Shqipërisë për dy vitet e ardhshëm, duke mos qenë aq optimiste sa qeveria shqiptare. Sipas të dhënave për vitin 2019 rritja ekonomike e Shqipërisë me një ulje prej 0.3% ndërsa për 2020 parashikimi mbetet po 3.5%. Ekspertët e shpjegojnë këtë projeksion me përfundimin e investimeve

Malaj: Investimet e huaja direkte kanë rëndësi shumë të madhe sepse ato gjallërojnë pjesë e ekonomisë shqiptarë, siç është HEC gjigand që po ngrihet, apo TAP.

Për Selami Xhepën parashikimet e Bankës Botërore janë më realiste dhe  larg atyre të qeverisë për një rritje ekonomike  me 5%

Xhepa: Gjendjen e investimeve të brendshme në ekonomi, qoftë investime të huaja dhe të investimeve private reflekton në gjendjen e sektorit financiar në Shqipëri dhe vaktësinë në të cilën sektori financiar po e mbështet rritjen ekonomike. 

Ekspertët sygjerojnë që të merren masa për të stimuluar rritjen e ekonomike.

Malaj: Duhet marrë shumë seriozisht nga politikbërësit shqiptar, duhen çliruar energjitë e zhvillimit ekonomik shqiptar në nivel vendor dhe qendror, duhen shkurtuar burokracitë, duhen shkurtuar kostot direkte dhe indirekte.

Sipas Selami Xhepës klima politike është ajo që ndikon në stepjen e investitorëve.

Xhepa: Ajo çfarë mund të bëhet kuptohet që është një faktor si një cështje politike që shkon përtej mundësisë për të ndihmuar apo ndikuar me instrumenta të posaçme të politikave ekonomike. 

Rritja ekonomike e Shqipërisë për dy vitet e ardhsme sipas Bankës Botërore projektohet nën mesataren e rajonit.

/Ora News.tv/