Banka Botërore nuk sheh asnjë rrezik  që kompania serbe "Telekom Serbia" të blejë  kompaninë shqiptare "Telekom Albania".

Për ekonomisten e BB-së, Hilda Shijaku, me rëndësi është që kompania të ndjekë rregullat e tregut.

Shijaku: Me rëndësi është që të ndjekin rregullat e tregut dhe konkurueshmërisë në treg të vijojë dhe të monitorohet nga autoritetet vendase. Sa i takon ndryshimit të kapitalit nuk shikojmë pasojë.

Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore për Ballkanin  Perëndimor.

Dje Ora News mësoi se zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare nuk kanë mirëpritur ofertën e kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë. 

Burime bëjnë me dije se drejtues të kësaj kompanie janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Transporteve, të cilët i kanë sqaruar se futja e tyre në tregun shqiptar mund të sjellë probleme edhe për vetë kompaninë si pasojë e reagimeve me natyrë politike. 

Ndërkohë që në një deklaratë për mediat vetë Ministri serb e ka përshëndetur një nismë të tillë.

/Ora News.tv/