Një gol i Tomas Muller i ka mjaftuar Bayernit të Munihut për të marrë 3 pikët dhe për të vazhduar i qetë rrugën drejt titullit kampion. Të besuarit e Jup Heinkes mposhten me rezultatin minimal Stuttgardin falë rrjetës së Tomas Muller 10 minuta nga fundi.

Me këtë fitore Bayern kryeson me 41 pikë bundesligën i shkëputur plot 11 pikë nga vendi i dytë, pas barazimit 2-2 të Shalke 04 në fushën e Eint. Frankfurt-it. 


Në takimet tjera u arritën këto rezultate

Augsburg-Freiburg 3-3

Koln-Wolfburg  1-0

Werder Bremen-Mainz 05  2-2

/Ora News.tv/