Bayern "tenis" me Hamburgun, mbyllin çështjen titull

Bayern "tenis" me Hamburgun, mbyllin çështjen titull

Ka rezultuar një pasdite fantastike kjo e sotmja për Bayern Munich, me bavarezët që mposhtën me rezultatin tenistik 6-0 Hamburgun, duke i dhënë një "shuplakë" të fortë skuadrës ku aktivizohet dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Goleada e të besuarve të Jupp Heynckes nisi që në minutën e 8-të me autor Frenc Ribery. Francezi përfitoj nga një shpërqendrim në mbrojtjen e miqve dhe pasi shmang dhe portierin e ka të lehtë ta shtyj topin drejt rrjetës. 4 minuta më vonë, ishte Robert Lewandowski që dyfishoj, ndërsa pa u mbushur akoma 20 minuta lojë, ishte përsëri polaku që dërgoj në 3-0  shifrat.

Në pjesën e dytë kishte vend për rrjetën e Robben. "Hollandezi fluturues" lëshoj një të majtë që u ndal vetëm nga rrjeta. Por kur duheshin dhe 9 minuta nga fëshëllima e arbitrit kryesor, Ribery shënoj sërisht, duke i dërguar shifrat në 5-0. Në minutën e 86-të Leëwandowski dështoj të shënoj nga 11 metra larg, shenjëstër që e rregulloj 3 minuta më vonë, duke i dërguar shifrat në 6-0 dhe dukë rregjistruar një hat-trick në këtë takim.

Me këtë fitore, Bayern mbyll çështjen titull, +20 pikë nga ndjekësit, ndërsa Hamburg rrëzikon shumë, pasi mbetet në vendin e 17-të, -7 nga zona "play-off".

Në takimet e tjera Augsburgu mori një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertën e Hannover, Hoffenheim mposhti 3-0 Wolfsburgun, ndërsa ndeshja mes Hertha Berlin dhe Freiburg u mbyll me rrjeta të paprekura.



EMISIONET