Bayern “marshon” drejt titullit, vetëm barazim në Bayern Arena

Bayern “marshon” drejt titullit, vetëm barazim në Bayern

Bayerni i Munihut nuk di të ndalet në kampionatin gjerman. Skuadra e drejtuar nga Jup Heikes mundi pa probleme Augsburgun, 3 me 0.

Arturo Vidal dhe Robert Leëandovski dy herë i dhanë tre pikët e rradhës bavarezëve që vazhdojnë shkëputjen nga ndjekësit.

Kryesfida e javës në Gjermani luhej në Bayern Arena, ku vendasit e Bayern Leverkusen prisnin nënkampionët e Laipzig. “Aspirinat” dhe “The Bulls” dhuruan spektakël për tifozët dhe shënuar plot 4 herë, nga dy gola për secilën skuadër.

Në ndeshjet e tjera Wolfsburg mundi 3 me 1 Freiburgun e mesfushorit Abrashi, me shqiptarin që nuk u aktivizua për asnjë minut në këtë takim, Mainzi mundi Këlnin 1 me 0 ndërsa Hoffenhaim dhe Frankfur ndanë nga një pikë me njëra-tjetrën.

EMISIONET