Sezoni i Bayern Munchen po shkon shumë mirë, por ka diçka që nuk shkon: askush nuk e di se kush do të jetë trajner katër muaj nga tani.

Përderisa trajneri i sezonit të ardhshëm mbetet një mister, planifikimi për dritaren e transferimit të verës dhe mbajtja e lojtarëve të lumtur është e ndërlikuar.

Megjithëse komentet në ditët e fundit e kanë parë atë në kundërshtim me veten, 72-vjeçari Jupp Heynckes nuk ka gjasa të vazhdojë përtej majit.

Gjermani vazhdoi punën në fillim të këtij sezoni si 'një favor' për klubin dhe bosët e tij dhe nuk e duan më atë në krye.

Ekipi është lidhur me një numër të madh menaxherësh, me Thomas Tuchel dhe 30-vjeçarin Julian Nagelsmann, , por presidenti Uli Hoeneß dhe shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge po përpiqen të gjejnë një mendim të përbashkët.

Ish-mbrojtësi i Bayernit dhe trajneri aktual i Eintracht Frankfurt, Niko Kovač, gjithashtu po merret në konsideratë.

Situata tani bëhet më interesante pasi tani Bayern po kërkon  Mauricio Pochettino në krye të detyrës.

Bosi i Tottenham ka qenë tepër mbresëlënës në veri të Londrës . Ai ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe duket i vendosur për të udhëhequr Spurs në stadiumin e tyre të ri në sezonin e ardhshëm. Për më tepër, ai nuk flet gjermanisht, një parakusht pas eksperiencës me Ancelotin.

/Ora News.tv/