Bayern bën hap fals, shtyhet festa për titullin

Bayern bën hap fals, shtyhet festa për titullin

Bayern Munchen zhvilloi në transfertë me Leipzig ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Bundesligës. Në “Red Bull Arena” ishin vendasit që triumfuan 2-1, duke i shkaktuar Jupp Heynckes-it humbjen e parë që kur rimori drejtimin e bavarezëve.

Edhe pse bavarezët shënuan të parët me anë të Wagner, Leipzig përmbysi rezultatin. Për vendasit shënuan Naby Keita dhe Timo Werner.

Leipzig po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa Bayerni mund ta mbyllë çështjen e titullit që në javën e ardhshme, në rast se Schalke e vendit të dytë nuk arrin të fitojë.

EMISIONET