Drini Zeqo, spikeri i lajmeve në televizionin TV Klan, ka qenë i ftuar në taksinë e Rudina Dembacaj në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ transmetuar mbrëmë në Ora News.

Gjatë një loje të titulluar ‘Kë do të zgjidhje’, ku Drini duhej të zgjidhte të shpëtonte njërin nga personazhet e njohura, është vendosur në një situatë të sikletshme. Ai duhet të bënte një zgjedhje midis Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortes së tij Alba Frangaj.

Rudina Dembacaj: Aleksandër Franga apo …

Drini Zeqo: Mos e thuaj tjetrin, Aleksandër Frangaj

Rudina Dembacaj: Aleksandër Franga apo Alba Frangaj

Drini Zeqo: Obobo, çfarë më ke bërë. Kjo është e tmerrshme. Po ti  e di se çfarë do të më bëjnë mua ata të dy po e morën vesh këtë gjë?!

Mes batutave dhe humorit spikeri i lajmeve ka zgjedhur Albën, duke thënë se Sandri pa bashkëshorten e tij do të mbyllte televizionin.

Drini Zeqo: Do të zgjidhja Albën, është ajo që lëviz qafën.

Rudina Dembacaj: Në fund të fundit çfarë do të bënte Sandri pa Albën?

Drini Zeqo: Kot do ishte, do e mbyllte dhe televizionin.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/