Basketbollisti befason kundërshtarët e shënon kosh, bie në parket pa ndjenja

Basketbollisti befason kundërshtarët e shënon kosh, bie në

Rrëzimi i basketbollistit James Nunnally në parketin e "Ülker Sports Arena" ka bërë që shkallët e impiantit të pushtoheshin nga qetësia ndërsa ndeshja të ndërpritej për disa minuta.

Kur po luhej perioda e 3-të e takimit Fenerbahce- Baskonia dhe rezultati ishte mbërthyer në barazim 56-56, gjigandi amerikan mori një top poshtë koshit të tij, dhe në një aksion individual iu drejtua koshit kundërshtar. Pas tentativës për të shënuar pikë, Nunnally rrëshkiti , duke humbur dhe ekuilibrin e duke rënë në parket keq.

Falë ndërhyerjes së shpejtë të mjekëve të skuadrës turke, basketbollisti u ngrit në këmbë ndërsa u nis drejt spitalit të Stambollit për ndihmë më të specializuar.

EMISIONET