Sporti shkodran ka prekur thuajse fundin.

Pas rënies nga Kategoria të skuadrës së futbollit të meshkujve, Vllaznia, në kategorinë e parë të futbollit në vend, një tjetër skuadër kuqeblu është shumë pranë greminës.

Bëhet fjalë për skuadrën e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Shkodranët u mposhtën 108-92 nga Kamza dhe i duhet një mrekulli në dy takimet e fundit, pikërisht ndaj Tiranës dhe Partizanit për të shmangur rënien.

Megjithatë, më parë duhet të kryqëzojë gishtat për distafën e Kamzës, me kryeqytetasit që në rast se i humbasin të dyja takimet e radhës do të prekin fund. Një kombinim thuajse i pamundur ky, me Vllazninë që mund ta shikojë veten në ligat e ulëta që prej sezonit të ardhshëm.

/Ora News.tv/