Basket meshkuj/ Fiton derbin e qytetit, Goga Basket kampione e Shqipërisë

Basket meshkuj/ Fiton derbin e qytetit, Goga Basket kampione e

Goga Basket është kampione e Shqipërisë në sezonin 2018-2019. Skuadra durrsake mposhti rivalen e qytetit, Teutën, duke fituar titullin pasi triumfoi në serinë e finaleve me shifrat 3-2.

Goga domininoi gjatë gjithë takimit, duke fituar ndeshjen me shifrat e thella 81-60.

Perioda e parë nuk prodhoi shumë pikë, me Goga që e mbylli në avantazh të katër pikëve, 16-12. Me rikthimin në fushë, Teuta u mundua të reagonte, duke e ngushtuar në 3 pikë distancën. Goga e mbylli me avantazhin 33-30. Perioda e tretë thelloi distancat mes skuadrës. Plot 11 pikë avantazh, ku Goga kryesonte 59-48.

Ndërkohë perioda e katërt "zbuloi" edhe fituesin e kësaj supersfide. Goga fitoi me shifrat e thella 81-60, duke fituar të drejtën për të ngritur lart trofeun. 


EMISIONET