Jupiteri dhe Venusi ,dy planetet më të shndritshme, janë shfaqur së bashku në qiellin e mëngjesit.

Ato kanë qenë të dukshme me sy të lirë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe një pjesë të SHBA.

Ekspertët thanë se ishin aq afër sa dukeshin si një yll i ndritshëm.

Në Mbretërinë e Bashkuar koha kur u panë ishte në agim, 40 minuta para lindjes së diellit.

Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndarë në mediat sociale fotografitë e planetëve.

Mark Thompson, një astronom dhe ish-prezantues tha për BBC se atmosfera pa re bëri që të shihehin planetet me sy të lirë.

Ai tha se ngjarja nuk ishte e pazakontë ,Venus dhe Jupiter janë shfaqur së bashku në 2015 dhe 2016, gjithashtu më 13 nëntor ,por është shumë e rrallë që ato të shfaqen aq afër njëri-tjetrit.

“Ka patur raste kur ata kanë qenë afër në qiell por nuk kanë qenë kaq ngushtë sa vitet e fundit.Ky është një bashkim i mirë dhe gjatë viteve të ardhshme ata do të jenë të afërt, por jo kaq afër” – u shpreh Thompson.

Ata që humbën ngjarjen do të jenë në gjendje t’i shohin dy planetet përsëri të martën në mëngjes.

Sipas NASA, më vonë këtë muaj, Saturni do të takohet me Mercuryn në horizontin perëndimor në muzg më 24 dhe 28 nëntor.

/Ora News.tv/