Bashkitë e djathta: Pr/buxheti 2019 nuk i përgjigjet nevojave reale

Bashkitë e djathta: Pr/buxheti 2019 nuk i përgjigjet nevojave reale

Projektbuxheti i vitit 2019 nuk i përgjigjet nevojave të bashkive, theksuar gjatë një takimi në Mallkastër kryetarë të Bashkive të djathta në vend.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, në cilësinë e kryetares së shoqatës tha se projektbuxheti mbetet sërish larg normave dhe raporteve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Ademi: Ne kemi bërë një konsultim për projektbuxhetin e vitit 2019, por edhe për sfidat që kemi në menaxhim me të gjithë kryetarët e Bashkive, por sidomos me gjtihë stafet. Për këtë kemi qenë shoqata e hapur e Bashkive të Shqipërisë, e cila ka patur zërin e lartë dhe ka thënë atë çfarë është e vërteta kur bëhet fjalë për pushtetin vendor.

Duke u ndalur edhe tek zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Ademi tha se në këto zgjedhje duhet të shprehet vullneti i popullit dhe të mos përsëriten fenomene, të cilat kanë dëmtuar procesin zgjedhor. Drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Valter Glos u shpreh se ka ardhur momenti që të realizohet reforma zgjedhore nga palët në politikë.

Glos: Duke parë edhe situatën politike në vend, ka ardhur momenti për të diskutuar dhe për ta realizuar bashkë këtë objektivë.

Pas diskutimeve, Shoqata e Bashkive ka dalë edhe një deklaratë të përbashkët ku thuhet se nëse problematikat e vëna re në Projektbuxhetin e vitit 2019 nuk marrin një tjetër zgjidhje, zhvillimi ekonomik vendor do të mbetet pezull dhe kjo do të imponojë një qeverisje vendore jo të shëndetshme.

EMISIONET