Buxheti që ekzekutivi ka parashikuar për pushtetin vendor në vitin 2019 është konsideruar i pamjaftueshëm prej kryetarëve të Bashkive.

Drejtuesi i Bashkisë Kamëz, por edhe i Malësisë së Madhe, kanë kërkuar rishikimin e draftit duke u shprehur se kanë mungesa për financimin e infrastrukurës, pyjet dhe përmbytjet.

Por për Ahmetaj ndarja e fondeve është bërë sipas nevojës, jo me radar politik.

Ahmetaj: Patjetër që nevojat janë të mëdha, nuk diskutohet. Kemi nevojë t'i kolaudojmë edhe formulat në vazhdimësi. 

Kreu i Financave paralajmëroi Bashkitë që të shlyejnë detyrimet e prapambetura, ose në të kundërt do të përfitojnë më pak fonde nga buxheti.

Ahmetaj: Nuk do të shlyeni detyrimet e prapambetura që i keni si detyrim ligjor, në bazë të atij schedule që kemi rënë dakord, qeveria i ka kërkuar autoritet parlamentit të preki transfertën e pakushtëzuar të përgjithshme.

Përfaqësuesit e Bashkive kanë shprehur rezerva dhe për zbatimin e taksës së re mbi pronën.

Madje për vonesat kanë bërë shkaktar Ministrinë e Financave. Por Ahmetaj shprehet se pas 1 janarit nuk do të ketë tolerime.

Ahmetaj: Ne jemi të qartë në këtë pikë. Data 31 dhjetor është përfundimi i afatit tranzitor. 

Mazniku: E vetmja kërkesë që kemi për të na i thjeshtuar këtë proces është transferimi i të dhënave që ministria e Brendshme ka nga projekti i mbledhjes së të dhënave.

/Ora News.tv/