Bashkimi kombëtar? Kulla thumbon Laert Vasilin: Më emocionove si në teatër

Bashkimi kombëtar? Kulla thumbon Laert Vasilin: Më emocionove si

Analisti Ilir Kulla i ftuar në "360 Gradë" në Ora News renditi disa arsye se pse shqiptarët janë larg Evropës, teksa i konsideron për të "qeshur" deklaratat për bashkim me Kosovën.

Pjesë nga biseda: 

Vasili: Do presim që kjo Evropë të na japë leje të bashkohemi...

Kulla: Më emocionove sikur të të shihja në Teatër. Kjo Evropë me këtë agjendë ta harrojmë...o shoku, qytetarët e Kosovës me këtë agjendë ta harrojnë se do të lëvizin pa viza. Ato 5 shtete që nuk e njohin Kosovën në BE dhe ata të tjerët me agjenda ultranacionaliste, harroje se do të kemi përmirësim të marrëdhënie. Qytetarët e Shqipërisë anëtarësimin në BE ta shikojnë siç shikonin Kinën dikur. Nëse e kanë seriozisht le të mbarojnë ca rrugë që të çojnë në Bathore pastaj le të flasin për këto gjërat e mëdha.


EMISIONET