Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë nisi aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm.

Jo pa qëllim për ti dhënë udhë aksionit ishte përzgjedhur zona e Ujit të Ftohte, ku vetëm në ditën e parë u evidentuan dhjetëra lidhje abuzive.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli apeloi qytetarët që shfrytëzojnë mundësinë dhe të formalizojnë lidhjet për të mos u përballur me masat ndëshkuese

Leli: Të gjithë ata që kanë sot një burim uji, por pa kontratë të vijnë tek ndërmarrja e ujësjellësit dhe të pajisen me matësin e furnizimit me ujë. Të gjithë ata që kanë lidhje të paligjshme ta deklarojnë atë. 

Ndërsa për çështjen e puseve që është tashmë në qendër të vëmendjes pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës kërkoi formalizim në mënyrë që ndërmarrja e ujësjellësit të jetë në dijeni për çdo shpim.



/Ora News.tv/