Fëmijë të kategorive të ndryshme sociale ndjekin kampin veror në liqenin artificial në Tiranë. I organizuar nga bashkia Tiranë, fëmijët pjesëmarrës do të gjejnë argëtim dhe edukim përmes profesionistëve të fushave të ndryshme.

Një pjesë e mirë e fëmijëve të kryeqytetit po i kalojnë këto ditë të nxehta vere në ambientet e Liqenit Artificial. Edicioni i katërt i kampit veror që ka nisur funksionimin që prej 15 korrikut, dhe mund të frekuentohet nga të gjithë fëmijët

Përpos argëtimit, kampi veror do të ofrojë edhe edukim.

Kampi veror ka nisur funksionimim në 15 korrik dhe pret fëmijë të grupmoshave nga 3 deri në 13 vjeç.  Çdo ditë, bisedat drejtohen nga nga shkrimtarë dhe gazetarë, instruktorë sportesh, kërcimi, psikologë, trainer, ndërsaE përditshme mbetet edhe edukim mbi higjenen dhe kujdesin në stinën e nxehtë nga specialisti i shëndetësisë.

/Ora News.tv/