Bashkia Kamzë rrjet kanalizimesh në 19 lagje

Bashkia Kamzë rrjet kanalizimesh në 19 lagje

Banorët e Paskuqanit kanë mbi 20 vite pa kanalizime të zeza dhe ato ekzistuese janë investuar drejtpërdrejt nga vetë banorët. Pas më shumë se dy dekadash, bashkia e Kamzës do të shtrijë rrjetin e kanalizimeve në një sërë zonash.

Me anë të një njoftimi, kjo bashki bën me dije zonat ku do të shtrihet ky rrjet kanalizimesh.

Më poshtë lista e zonave ku Bashkia Kamëz do të ndërhyjë për përmirësimin e situatës dhe do të investojë këtë vit për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të ndotura.

Investimet ne Kanalizimet e Ujërave të Ndotura Kamzë:

1. KUN te rruga “Idriz Seferi” - Bathore

2. KUN te rruga “Hasi” - Valias

3. KUN te rruga “Shkëndija” - Laknas, Kulla e Vorpsit

4. KUN te rruga “Bernë” - Kamëz 4

5. KUN te rruga “Kujtesa”- Valias

6. Vazhdim i KUN te rruga “Orikumi” - Laknas

7. KUN te rruga “Lezha”- Laknas,

8. KUN te rruga “Kongresi i Lushnjës” segmenti II - Kamëz 5

9. KUN te rruga “Çorovodë” - lagjja nr. 5 Kamëz

10. KUN te rruga “Nazmi Rushiti” - lagja nr. 4 Kamëz

11. KUN te rruga “Deçan”- Lagja 5

12. KUN te rruga “Tomori”- Lagja 3 Bathore

13. KUN te rruga “Prezë”- Bathore

14. KUN te rruga “Berlin” - Kamëz 1

Investimet ne Kanalizimet e Ujërave të Ndotura Kamëz

1. KUN te rruga “Petro Nini Luarasi” - Babrru Kodër e kuqe

2. KUN te rruga Ibrahim Rrugova (vazhdim) - Paskuqan 1

3. KUN te rruga “Dilo Kalenja “Paskuqan 2, Fushë

4. KUN te shkolla “Tahir Sinani” - Babrru, Kodër e kuqe

5. KUN te rruga “Isuf Xhelili” - Paskuqan 2, Kodër

EMISIONET