Krahas  punës që po bëhet prej disa javësh tashme në gjithë atë që do jetë Pylli  Orbital, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën me intensitet edhe për  mbjelljen e pemëve në rrugët e Tiranës.

Ndërmarrjet  e Bashkisë së Tiranës janë duke punuar me hapjen e gropave dhe  mbjelljen e pemëve në të gjitha rrugët e Tiranës që, ose nuk kanë pasur  asnjëherë pemë ose duke zëvendësuar pemët e dëmtuara  për shkak  aksidenteve  rrugore apo shkaqeve të tjera natyrore. 

Fotot e  mëposhtme janë marrë nga aksioni që po bëhet në rrugën “Don Bosko” në  Njësinë 9, ku siç shihet po mbillen pemë në një rrugë ku nuk kanë  ekzistuar më parë. E njëjta situatë paraqitet edhe në shumë rrugë të  tjera  të Tiranës, siç është edhe rruga hyrëse për në Qytet Studenti. Bashkia e  Tiranës është angazhuar që këtë vit të thyej rekordin për të mbjellë  100 mijë pemë.

/Ora News.tv/