Bashkia e Kukësit-Ramës: Nuk kemi më studentë, ikën nga Shqipëria falë jush!

Bashkia e Kukësit iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama dhe etiketimeve të tij ndaj bashkive të djathta, duke theksuar se po përpiqet të "sfumojë me çdo kusht protestën e studentëve". Sipas deklaratës, qytetarët e Kukësit kanë vuajtur më shumë se çdo kush tjetër padrejtësisë e qeverisë.

"Kukësi nuk ka tashmë studentë, sepse ju zt. Kryeministër e mbyllët Filianin e UT-së, duke detyruar qindra të rinj të braktisin auditoret nga pamundësia ekonomike e të ikin jashtë vendit. Populli i Kukësit e ka dhuratë aeroportin dhe ju e gënjeni çdo ditë që do të hapet. Zt. Kryeministër merr shembull nga Bashkia e Kukësit, që megjithëse e varfër në maksimum, ka 3 vite që e trajton me bursë 100% të studentëve aplikantë të Kukësit", thuhet në reagim.

EMISIONET