Dorëhiqen CEO-t e Instagram
Bashkëthemeluesit e Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, po heqin dorë nga firma.
Systrom, shefi ekzekutiv i aplikacionit, tha se po largoheshin për të eksploruar kureshtjen e tyre dhe kreativitetin.
Instagram, që u ble nga Facebook në vitin 2012 për 1 miliardë dollarë tani ka më shumë se 1 miliardë përdorues. Largimi i tyre vjen me raportimeve se ka një tension midis bashkë-themeluesve të Instagram dhe udhëheqësit të Facebook.
Popullariteti i Instagram-it është rritur në një periudhë kur përdorimi i Facebook ka ngecur.
Kevin Systrom dhe Mike Krieger hapën për herë të parë Instagram në vitin 2010, dhe vazhduan shërbimin edhe pasi që u blenë nga Facebook.
"Tani jemi gati për kapitullin tonë të ardhshëm,"-tha Systrom në një deklaratë. "Krijimi i gjërave të reja kërkon që ne të tërhiqemi, të kuptojmë se çfarë na frymëzon dhe të përputhet me atë që bota ka nevojë, kjo është ajo që ne planifikojmë të bëjmë".
