Bashkëpunimi me LSI, Roshi: PD po çedon, nuk vihet në pushtet me veprime mekanike

Bashkëpunimi me LSI, Roshi: PD po çedon, nuk vihet në pushtet

Partitë më të vogla, aleate të Partisë Demokratike nuk e fshehin skepticizmin për aksionin më të fundit të frontit të bashkuara opozitar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që nis me protestën e 27 janarit në kreqytet. Sipas kreut të partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ky bashkëpunim nuk mund të sjellë shumëfishim votash djathtas duke sjellë në pushtet lojëtarë të së majtës.

Partitë aleate të Partisë Demokratike e shohin me skepticizëm bashkëpunimin e PD-së me Lëvizjen Socialiste për Integruim.

Për Artur Roshin, kreun e partisë Balli Kombëtar Demokrat, ky bashkëpunim, që mund të vijojë edhe për zgjedhjet lokale të 2019-tës, nuk mund të sjellë shumëfishim votash djathtas, duke sjellë në pushtet lojëtarë të së majtës, siç e konsideron ai LSI-në.

Artur Roshi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat: Partia Demokratike ka një çedim nga qendra e djathtë drejt një social-demokracie. Partia Demoktratike duket se po ngre një sfond për zgjedhjet lokale, po merr disa të majtë të inatosur e të pakënaqur karshi disa të majtëve të kënaqur. Nuk krijohen shumicat me veprime mekanike. Unë mendoj se nëse PD do ndjekë këtë rrugë, duke bërë veprime mekanike e mbledhur lojtarë që s’kanë sportdashës, unë them se kjo është një rrugë e gabuar. PD nuk mund të marrë votat e së djathtës dhe në pushtet të sjellë të majtët, lojtarët e së majtës. Kjo është nonsens, është një ves i vjetër i PD por që duhet të evitohet.

Roshi thekson se  LSI është partia që i shkon nga pas opozitës së djathtë dhe jo anasjelltas.

Artur Roshi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat: Morali është ajo që na bashkon me Partinë Demokratike. Janë vlerat, filozofia politike, bindjet tona. Bashkohet LSI me ne, jo ne me LSI. Opozita është në vendin e saj dhe LSI vjen si një opozitë shtesë.

Roshi shprehet më tej, se tashmë ka ardhur koha që të bëhn aleanca programore, me qëllim që mbështetja e shqiptarëve për opozitën të jetë më e madhe.

Artur Roshi, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat: Duhet të bëjmë aleanca programore dhe jo më aleanca që i dikton i forti.

Bashkëpunimi i Partisë Demorkatike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duket se ka ngjallur “xhelozi” në radhët e aleatëve të ëprhershëm të PD-së, megjithatë ata bashkohyen në një pikë të vetme që është aksioni opozitar në një front kundër qeverisë.

EMISIONET