Pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për hetim parlamentar të DSIK, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se opozita ka nisur punën për të hetuar të gjithë mënyrat si është dhënë certifikata e sigurisë për Gent Cakaj.

Basha: Hetim parlamemtar për DSIK, kryeministrin Rama, Ditmir Bushatin, Gent Cakaj dhe SHISH për dhunimin e ligjit që cënon sigurinë e informacionit sekret dhe që cënon sigurinë e vendit.

Presidenti kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara, DSIK mbi procesin e pajisjes me certifikatat e sigurisë për shtetasin Gent Cakaj, me detyrë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kërkesa me nr protokolli 16/2 dhe datë 11 janar 2019, i është drejtuar kryetarit të parlamentit.

Ky hetim nis pas zbulimit se Gent Cakaj i cili ka mbajtur postin e zv/ ministrit pa pasur një çertifikatë sigurie per 7 muaj u pajis nga DISK me certifikatë sigurie brenda një dite.

/Ora News.tv/