Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, për të vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake. Në një postim në Facebook, Basha thotë se ky është një vendim i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Reagimi i Bashës

E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.

Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.

/Ora News.tv/