Kryetari i Partisë Demokrartike Lulzim Basha, ka thirrur në  mbledhje kryetarët e degëve me të cilëve u prezantoi  udhëzimin për riorganizimin në të gjitha nivelet e strukturave vendore.

Brenda datës 14 maji  do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku,  i cili ka për detyrë të marr masat organizative  dhe të ftojë të brehen pjesë e procesit potencialet më të mira dhe më të afta njerëzore të partisë demokratike.

Ky proces është parashikuar të zgjasë deri në fund të qershorit, ndërsa më pas do të nis zgjedhja për kryetarët e degëve.

Çdo i zgjedhur në nivel vendorë ëhstë id detyruar të vetëdeklarohet për integritetin dhe etikën, ndërsa do ti nështrohen një procesi të hollësishëm të pastërtisë së figurës së tyre.

Burimet i thanë Ora Neës se përtej udhëzimit  shkresorë, Basha, porositur  strukturat dhe grupet e punës  që të jenë të hapur,  në mënyrë që procesi të jetë sa më gjithpërfshirës.

Basha u ka kërkuar strukturave të ftojnë në garë  dhe të garantojnë proces të drejtë edhe për ata që njihen si kundërshtar të tij.

Pjesë e grupeve të punës për ristrukturimin e Partisë Demokratike, do të jenë dhe deputetë, por  këtyre Basha u ka kërkuar në mënyrë të veçantë  që të mos të ndikojnë dhe bëhën palë  në proces, por të jenë garant i një gare të drejtë.

Për herë të parë pas ndryshimit të statutit në kuvend kombëtar, Partia Demokratike zgjedhjet ne nivel seksioni dhe grupseksioni do ti zhvillojë nëpërmejt parimit një anëtar një votë.

/Ora News.tv/