Moderatorja e emisionit, “Tempora” në RTV Ora e Sonila Meços mes ironisë shkëmbyen disa batuta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sonila Meço: Çfarë  diskutuat në takimin me të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane?

Lulzim Basha: Kam 15 vite që nuk komentoj takimet e mija me partnerët e huaj asnjëherë. Është pjesë e etikës time politike.

Sonila Meço: A keni pasur presion për të hequr dorë nga aksionet e marra?

Lulzim Basha: E gjithë bota e ka parë, dëgjuar dhe lexuar që ajo që kemi denoncuar është jo vetëm e vërtetë por edhe më e dhimbshme. Përmes një radiografie të përgjimeve ne kemi një shtet të shkrirë me krimin. Padyshim. Bota perëndimore është e tronditur dhe e shokuar nga natyra kriminale e regjimit në fuqi.  Është e qartë tashmë se çfarë rreziku përbën ky regjim për stabilitetin në vend por dhe në rajon.

Meço: Në 1 korrik ata do të njohin zgjedhjet, në rast se ato bëhen sipas standardeve që ndërkombëtarët i konsiderojnë të pranueshme.

Basha: Kjo nuk është ajo që kam dëgjuar unë.

Meço: Çfarë keni dëgjuar ju?

Basha: Siç ju thashë, me gjithë talentin tuaj si gazetare, do ta keni të pamundur që t’më bëni të thyej etikën time.

Meço: Sapo dhatë përgjigjen në fakt arrita t'jua marr. 2 heqim 1 bëjnë 1 Basha është një aritmetikë që nuk ndryshon me kohën sado talent gazetaresk të kem unë. 


  

/Ora News.tv/