Basha takon banorët e Tiranës: Biznesi i vogël është detyra e parë e qeverisë sime

Basha takon banorët e Tiranës: Biznesi i vogël është

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimeve në rrethe me qytetarët është ndalur në Tiranë ku zhvilloi takime me banorë të njësisë 7 dhe 10, me biznesmenë dhe tregtarë.

Gjatë bisedave, Basha u premtoi se pas 16 shkurtit PD do të sjellë një alternativë për një ekonomi më të zhvilluar me ulje të taksës për bizneset.

Basha: Çfarë janë biznese me xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të hiqen nga TVSH. Do të keni vetëm një tatim, 0.5% e xhiros vjetore, që do t’i shkojë bashkisë dhe jo qeverisë dhe gjithçka tjetër do të anulohet. Taksat e Bashkisë janë 7-10 fishuar në krahasim me 4 vjet më parë, duke shpikur taksë pas takse. Do të keni pullën fiskale në vitrinë dhe asnjë inspektor nuk do të ketë të drejtë të hyjë në biznesin tënd.

Ndërkohë mbrëmjen e së enjtes, opozita bashkë me banorë të Bulevardit të ri iu bashkuan artistëve, të cilët kanë dalë në tubim para godinës së Teatrit Kombëtar. Ata në fillim bllokuan rrugën para bashkisë së Tiranës.

EMISIONET