Kryetari i PD-së Lulzim Basha shkoi bashkë me Partinë Demokratike në parlament për të mbajtur fjalën e tij dhe më pas ta braktiste sallën e seancës. Në një situatë jonormale parlamentare, siç e cilësoi, kryetari i PD iu rikthye akuzave të vëllait të minsitrit Fatmir Xhafës duke akuzuar se policia me urdhër të minsitrit po kërcënon dëshmitarin X.

Lulzim Basha: Sot pasuritë e familjes Xhafaj duhej të ishin në hetim. Dje Agron Xhafaj u përcoll me ngut në Itali fshehtas dhe me urgjencë. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë të zënë me një punë tjetër, se çfarë do ta marrim vesh shumë shpejt

Prokuroria duhej të kishte nisur hetimin por policia ka marrë një tjetër urdhër në këto 72 orë.

Prej 72 orësh dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm të bandave Xhafaj dhe terrorin policor.

E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë terror policor, operacion të gjërë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë ndaj dëshmitarit X.   

Nëse thonë se audiopërgjimi nuk është i vërtetë pse i janë vënë prapa dëshmitarit X?

Çfarë nguti kanë? Pse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave që po e terrorizojnë paralelisht me terrorin  policior. 

Mesa duket ekspertizën e audiopërgjimit kryeministri e ka bërë në Surrel.

Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X? 

Nga e dinë ata kush është ky në audiopërgjimin që qenka i falsifikuar e manipuluar. Ua thanë Xhafajt, vëllai i madh dhe vëllai i vogël, sepse ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X, sepse gjithçka që është thënë në atë bisedë është e vërtetë, por shteti nuk vepron.

Kamikazet Marku e Prela nuk veprojnë. Agron Xhafaj përmes Fatmir Xhafaj ka emëruar drejtorët e policisë, nga Ard Veliu në shefat e Vlorës. Fatmir Xhafaj ka vendosur në krye të prokurorisë së Krimeve të rënda, dhe jo rastësisht u bë ditën kur u bë denoncimi i Xhafajt.

Deri dje ishte Fatmir Xhafaj që mbronte Agron Xhafaj dhe që dje vëllai i tij mafioz mbron Fatmir Xhafaj. Agron Xhafaj nuk duhej të lejohej të largohej.

 Është momenti kritik që gjendemi në një moment skandaloz. Mos u merrni në progapandën skandaloze që ju ofron Rama- Xhafa. Sot krimi është shumë më i fortë se shteti dhe nuk kursen askënd. Sot është dita të marrim vendimet e mëdha, që do të ndajnë një herë e përgjithmonë politikën

Pas përfundimit të kohës zyrtare së fjalimit, Basha bllokoi foltoren duke detyruar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci të ndërpriste seancën. 

Në sallën pa media,  shefi i opozitës iu rikthye një praktike të re parlamentare që po e përdor së bashku me deputetët e tij, zhvendosjen e fjalimit të tij live në facebook nga ku foli për një vendim të madh që do të shkulte këtë qeveri dhe bandat nga pushteti

 Lulzim Basha :"Eshte dita të marrim vendime të mëdha. Së bashku të shkulim nga pushteti këtë mafia që ka kapur Shqipërinë për fyti"

Seanca u ndërpre dy herë pasi Lulzim Basha  nuk pranoi të largohej nga foltorja. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i tërhoqi vërejtje për "uzurpim foltore" .  Menjëherë sapo Basha përfundoi demokratët braktisën sallën e Kuvendit, dhe jashtë saj, ish kryeminsitri Sali Berisha për mediat siguroi se audiopërgjimi ishte autentik.

Sali Berisha: Provat janë absolutisht autentike. Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët që ky i mashtroi në mënyrë më të paskrupullt, më i shpërfytyruar ta krehin nga zyra dhe ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin.

Për audio përgjimin foli edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo tha se atë e kishte realizuar vetë Edi Rama

Monika Kryemadhi: "Mbrojtja që i bëri ministrit të Brendshëm nuk ka të bëjë me ministrin e Brendshëm, sepse ishte ai që ia nxorri dhe e regjistroi Fatmir Xhafën. Ishte ai që ia nguli thikën Fatmir Xhafës dhe thotë sot do të mbaj. Sepse do të mbaj vëllanë tim..  

I vetmi që iu desh të përballej me opozitën, pas mungesës së kryeminsitrit për shkak të angazhimit të tij për samitin e Ballkanit në Sofie, ishte kreu i grupit parlamentar socialist, taulant Balla. E gjithë kjo zhurmë për Ballën nuk është gjë tjetër vecse pengim i rrugës europiane të Shqipërisë

Taulant Balla: Edhe historia e regjistrimit të vëllait të ministrit ka të bëjë me qëllimin për ti bërë dëm Shqipërisë"

Vetë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u paraqit në seancë vetëm për të votuar projektligjet, kur të gjitha diskutimet kishin mbaruar. Në sallën e parlamentit ai u përqëndrua tek telefoni i tij, ku me gjasë po lexonte urimet e miqve për ditëlindjen e tij.




11: 10 Kryetari i PD-se nga foltorja e Kuvendit akuzoi policinë se janë vënë në kërkim të bashkëpunëtorit X në audiopërgjimin me Agron Xhafës, e bërë publik nga PD, me qëllim ti mbyllë gojën.

Kur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se koha kishte mbaruar, Basha nuk u largua nga foltorja dhe akuzoi Ruçin se kërkon ti mbyllë gojën opozitës. Ruçi tha se ishin 6 orë diskutim që kishin kërkuar deputetët e PD-së dhe 1 orë ato të LSI-së lidhur me pr/ligjin e përfshirë ne rendin e ditës.

 Seanca u mbyll për 10 minuta dhe të gjithë deputetët socialistë por dhe ministrat u larguan nga salla. Ndërkohë Basha vijoi fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit duke e transmetuar live në faqen e tij të  facebook. 





/Ora News.tv/