Basha: Për sa kohë Rama në pushtet, do kapen shoferët por jo kokat e krimit

Basha: Për sa kohë Rama në pushtet, do kapen shoferët por jo

Kryetari i PD-së, Z.Lulzim Basha shprehet pesimist për të ardhmen e vendit në rast se në krye të shtetit do të vazhdojë të qëndrojë kryeministër Edi Rama

Lulzim Basha: "Përsa kohë Rama në krye të qeverisë, asnjë shpresë për luftën ndaj krimit e korrupsionit, përsa kohë Rama është në pushtet, Saimir Tahiri do jetë i paprekshëm, Vangjush Dako do të sundojë Durrësin dhe Qazim Sejdini Elbasanin në bashkëpunim me bandat kriminale. Tirana do vazhdojë të jetë lavatriçja më e madhe në vend e pastrimit të parave të pista të drogës e të krimit. Për sa kohë Rama në pushtet, do kapen vetëm shoferë dhe punëtorë krahu, por jo kokat e krimit. Përsa kohë, Rama në pushtet, shqiptarët do kërkojnë por nuk do gjejnë as siguri, as mirëqenie, as zhvillim ekonomik

Sipas Bashës, paratë e fituara nga krimi e droga janë i vetmi shpjegim i ndërtimeve në vend apo blerjes së bankave nga ata që ai i quajti pronarë "offshore"

Lulzim Basha: Ndërkohë paraja e drogës dhe e krimit po futet në ekonomi. "Bumi" i ndërtimeve pa asnjë logjikë ekonomike në Tiranë, bankat me pronarë "offshore" që po blejnë bankat e tjera, projekti i famshëm "PPP" 1 miliardë dollarë, janë të kapura apo financuara nga paraja e zezë e krimit dhe e drogës. Në vend të investimeve të huaja, kemi kokainën e huaj. Në vend të eksporteve artizanale, kemi eksportin e krimit.

Kryedemokrati nuk la pa përmendur edhe ngjarjet kriminale të ditëve të fundit duke e quajtur me termin "tragjedi për gjithë shoqërinë"


EMISIONET