Kreu i Partisë Demokratike dënoi dhunën policore ndaj studentëve te Fakultetet e Ekonomikut dhe Juridikut.

Duke folur në një tryezë që PD ka thirrur për median e lirë ku po diskutohen projektligji për portalet online dhe paketa antishpifje, Basha paralajmëroi Ramën dhe Ministrin Leshaj se do të mbajnë përgjegjësi nëse vazhdojnë operacionin e pushtimit të hapësirës universitare.

Basha: Ndërkohë që ne jemi mbledhur në këtë sallë, Edi Rama me  policinë e shtetit dhe policinë private të Safet Gjicit po përpiqet të pushtojë hapësirën universitare. Mbrëmë deri në 4 të mëngjesit është përpjekur të pushtojë ambjentet e Fakultetit të Juridikut ku janë ngujuar studentët dhe sot që herët në mëngjes po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në godinën e Fakultetit Ekonomik.

Kjo është shkelje flagrante e ligjit, që ndalon praninë e policisë në ambjentet akademike përveçse në raste emergjente. Shkelje flagrante e lirisë për të protesuar.Në shkelje flagrante të ligjit Edi Rama po përdor dhunë policore. Dënoj në mënyrën më të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe të paralajmëroj të gjithë duke nisur nga polici më i thjeshtë, tek drejtori i policisë, ministri Lleshaj dhe vetë Edi Ramën për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i këtij operacioni pushtimi i hapësirës universitare.

/Ora News.tv/