Basha-Ramës: E ke përlyer rrotën, tani do të të zërë, gjurmët e gishtërinjve i ke kudo

Basha-Ramës: E ke përlyer rrotën, tani do të të

Gjatë replikave në seancën parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Basha tha se të dërguarit nga Gjermania dhe SHBA-ja në Tiranë nuk kanë ardhur për kryer operacione, por për të çmontuar ushtarët e krimit dhe që kjo luftë të mos reduktohet në listën e rivalëve të Agron Xhafës.

Basha: Partnerët ta kanë vënë vizën dhe ti e di mirë. Thelbi i çështjes është ky: ti nuk ke dështuar me luftën kundër drogës dhe krimit. Ti je arsye pse krimi u fut në këtë sallë me mbi 20 deputetë dhe kryetar të bashkish të dënuar si trafikantë në Gjermani, Holandë, Itali dhe anë e mbanë Evropës. Ti këtë nuk e fsheh dot as grupit tënd parlamentar jo më atyre që e kanë të shkruar të zezë mbi të bardhë.  

Nuk e di në ç’gjendje e ke dëgjuar atë mikun që të ka thënë fjalët për mua por ai miku po bën llogaritë se kur do të ikësh dhe sa do të jetë fatura e këtij vendi. Ty nuk të llogarit më njeri për kryeministër. Rrallë herë ka ndodhur në historinë e Evropës që të gjendet dikush në këtë pozitë ku je ti, jo dy muaj para zgjedhjeve por pas zgjedhjeve. 

Ti je një qeveri e rënë dhe një kryeministër i rënë. Jemi partia që futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat. Ti po ua kthen. Ne jemi partia që bashkë me çdo faktor të ndershëm jo thjesht largimin tënd nga pushteti, por kurimin e trupit të sëmurë nga kanceri që ti e solle në pushtet. Milionat e drogës trafikantët nuk i fshehin më në dyshekë, sepse ti i bëre të mundur që të mos dallohen më as nga biznesi dhe as nga politikanët sepse i bëre edhe biznesmenë edhe politikanë.

Unë e di më mirë se ti, ose për arsye të caktuara Fatmiri ta fsheh ty se cila është detyra e të dërguarve perëndimorë në Tiranë. Asnjëri prej tyre nuk po harton apo ekzekuton operacione. Kanë ardhur për tjetër detyrë këtu. Lufta kundër krimit të mos reduktohet në listën e rivalëve të Agron Xhafës, detyra e dytë është pasi të çmontojnë ushtarët e krimit të merren me politikanë që pastrojnë paratë e krimit. 

 Këto dy detyra kanë, të tretën e kanë ata miqtë që i paske takuar dhe me të cilët unë kam ndenjur jo për muhabet por për të garantuar që rikthimi i demokracisë dhe shtetit ligjor të mos vijë me kosto të papërballueshme për vendin dhe për këtë ka vetëm një forcë politike të besueshme që nuk i shtriu dorën krimit, që nuk çona ministra tek Durim Keçin, apo çove Vangjushin se ty nuk ta mbajti.

Ti pse qesh? Të të përmend edhe ty? (i drejtohet Blendi Klosit). Ti mund ta blesh për dy muaj lirinë por e di se çfarë të pret. Ne jemi e vetmja parti e pa përlyer me krimin dhe jemi e vetmja garanci që ti nuk e ndal dot. E ke përlyer rrotën, por rrota tani do të të zërë ty. I ke gjurmët e gishtërinjve kudo, ndaj mendohu mirë kur përmend ata që kanë ardhur për të ndihmuar Shqipërinë. Koha ime sapo ka filluar, e jotja ka marrë fund. Sa më shpejt ta kuptosh, aq më mirë është për vendin.




EMISIONET