Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se Rama tradhtoi Kosoën, pasi përkrahu axhendën serbe për coptimin e Kosovës.

Basha: Përshkallëzimi i çmendurisë së autokratëve, është kur transportojnë problemet e tyre jashtë vendit, dhe tradhëtia që Edi Rama i bëri Kosovës, duke u rreshtuar përkrah axhendës serbe për ndryshimin e kufijve, për coptimin e Kosovës, është një prove e qartë se kemi të bëjmë tashmë  me një njeri që nuk kërcënon thjeshtë dhe vetëm stabilitetin e një vendi, por stabilitetin e rajonit, interesat gjeostrategjike europiane. Kushdo e ka kuptuar. Kush nuk do, nuk do të ketë shumë mundësi mos ta kuptojë.

/Ora News.tv/