Basha: Rama pajtoi kundër gazetarit Peter Tiede avokatin që i kushton 13 euro minuta

Basha: Rama pajtoi kundër gazetarit Peter Tiede avokatin që i kushton

Kryeministri Edi Rama përmes një twitteri ka bërë të ditur nisjen e procesit gjyqësor ndaj gazetarit të "Bild", i cili publikoi përgjimet e dosjeve "339" dhe "184".

Kreu i qeverisë shqiptare  do të përfaqësohet nga avokati gjerman Matthias Prinz, ndërsa Rama shprehet se e bën sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.

Por padinë e nisur prej kryeministrit Edi Rama, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka konsideruar një tjetër abuzim.

Basha: Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.

Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit, në emër të avdylajve, lalave, dakove, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!

Zhvillimin e votimeve pa opozitën Basha i ka krahasuar me periudhën e diktaturës.

Duke akuzuar Ramën se po provokon shqiptarët, kreu i demokratëve theksoi se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Edhe një herë Basha theksoi se opozita nuk do të bëhet pjesë e procesit zgjedhor pa largimin e Edi Ramës.

EMISIONET