Basha: Qeveria e artistit Rama e rriti 50% taksën për artistët. Përplaset me Vasilin për teatrot

Basha: Qeveria e artistit Rama e rriti 50% taksën për artistët.

Regjisori i njohur Altin Basha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se qeveria shkatërroi qendrën e artit, ndërsa rriti taksat për artistët. Ai zhvilloi debate me Laert Vasilin mbi teatrot.

Pjesë nga debati: 

Basha: Qeveria e artistit Edi Rama e rriti 50% taksën për artistët. Akti i dytë ishte mbyllja e qendrës së artit që e hodhi në erë çfarë kishim arritur në 25 vite me politikën dhe tani për çudi çohet Ministria e Kulturës dhe thotë do ngre qendrën e leximit të librit. E mbylli qendrën e arteve për të gjitha artet sot ngrihet... e hodhën në erë mekanizmin që financonte për artin e pavarur.

Vasili: Është kjo qeveria që ka ndërtuar një gërmadhë të stacionit hidroenergjetik në teatër me dy salla.

Rrapi: Pse duhet të prishë një gjë për të ndërtuar një gjë tjetër.

Basha: Qeveria Berisha ndërroi teatrin tek Piramida. Ishte ide e socialistëve. Kush e nisi projektin? Socialistët. E ndërtuan gjysmën socialistët dhe gjysmën demokratët. Nuk funksionoi se ideja ishte e gabuar.

Vasili: Kur tani Turbina po të funksionon. Është e mbingarkuar nga datat.

Basha: Mos na trego përralla me teatrot private. Funksionojnë? Funksionon nga individi jo nga qeveria. Ku është merita e shtetit këtu? Me qira.

 

EMISIONET