Basha nuk tërhiqet, kërkon në Vjenë zgjidhjen e krizës me qeveri tranzitore pa Ramën

Basha nuk tërhiqet, kërkon në Vjenë zgjidhjen e krizës

Prej të mërkurës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar dhe nga krerët e partive aleate Monika Kruyemadhi e LSI-së, Fatmir Mediu i PR-së dhe Agron Duka i PAA-së ndodhen për një vizitë në Vjenë ku kanë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të OSBE.

Në fokus të diskutimeve ka qenë kriza politike dhe qëndrimi i palëkundur i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

"Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve" njofton Basha në twitter.

Vizita e Bashës vjen pasi ky i fundit deklaroi se opozita pranon propozimin e Kreut të Shtetit për të zhvilluar tre palë zgjedhje të 13 tetor, ato të përgjithshme, lokalet dhe presidencialet.

Qëndrimi ishte rezultat i një takimi kokë më kokë të Bashës me kreun e shtetit, Ilir Meta.


EMISIONET