Basha nga foltorja: Çohuni! Na keni në krah. Rama: Do të nxjerrin në rrugë të madhe

Basha nga foltorja: Çohuni! Na keni në krah. Rama: Do të

Tema e diskutimit në seancën e sotme plenare ishte vota për Jeruzalemin, por kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një përpjekje të opozitës për të ikur nga realiteti i reformës në drejtësi të cilës i trëmben. Në kundërpërgjigje kryetari i opozitës Lulzim Basha theksoi se kjo reformë ka vdekur pas kapjes së saj nga kryeministri, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për protesta dhe për të marrë në dorë fatin e tyre

Mocionin për diskutimin e votës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Jeruzalemin 2 muaj më parë, kryeminsitri Edi Rama e quajti si një justifikim të opozitës nga frika e reformës në drejtësi. Rama tha se demokratët janë të trembur nga vettingu dhe organet e reja të drejtësisë.

Edi Rama: Druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusur këtij populli për t'ia kthyer. Me SHBA nuk ju bashkon dot Jeruzalemi ju se ju ndan drejtësia.

Në kundërpërgjigje, kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh kjo reformë u shkatërrua si pasojë e kapjes nga Edi Rama dhe i bëri thirrje qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre.

Lulzim Basha: Detyra e opozitës në këtë parlament është tërësisht e pamundur përtej fjalës është kapur institucionalisht e ligjërisht.  Kjo farsë që do të vazhdojë. Nuk ka reformë në drejtësi, por reformë për të mbrojtur Tahirin, Beqajn, Shullazët, Dakon. Të marrin fatin tonë në duart tona. Cohuni dhe opozitën do ta keni në krah sa herë që të bllokoni një aks opozitën do ta keni në krah mua do më keni në krah.

Edi Rama: Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim. Ma dëgjo unë e di si do të shkojë kjo punë. Në fund këta do të të rrahin ty, se do u ngordhi gomari dhe do i bien samarit. Një kile karrota e gjysëm kile presh e në fund fare ty do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe dhe pastaj atje në rrugë të madhe si ta kesh fatin ti bashkë me ta. Ka një stacion, drejtësia e re, dhe at do të shikojmë kush jeni ju e kush jemi ne.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi protesta, të cilave sipas tij Kryeministri ua ka frikën.

Berisha: Cilën vrimë miu zgjodhi ky me 27 janar se është kollaj të kërkojë mbrojtjen tuaj. Pse nuk pat besim tek ju por shkoi dhe u fut në vrimën e miut?

Ndërkohë deputeti demokrat Genc Pollo kërkoi përjashtimin e Saimir Tahirit nga grupi i miqësisë me SHBA.




EMISIONET