Një ditë para publikimit të rekomandimit për Shqipërinë, demokrati Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Berlinit ku sic tha ai po lobon për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në një postim live nga profili i tij në facebook, Basha pas një takimi me deputëtë të CDU-CSU tha se ka kërkuar mbështetje për Shqipërinë si një mundësi për çlirimin e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.

Basha: Sot kemi kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negocviatave me Shqipërinë, vendim i cili do të merret pas rekomandimit të KE. Kemi kërkuar mbështetjen si një akt që do të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët në një endërr që e ndajnë të gjithë, të anëtarësimit në BE, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e pa plotësuara në luftën kundër krimit, korrupsionit, reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, respektimi i të drejtave të njeriut të nëpërkëmbura, sic ishte rasti i Kukësit. Të gjitha këto janë shqetësime të thella të partnerëve tanë, janë arsye të mëdha për të dyshuar. Në emër të PD i kemi garantuar që ta shohin këtë si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin, për të luftuar korrupsionin, për të vendosur të gjithë qytetarët të barabartë përpara ligjit, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë. Për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, për të rikthyer konkurrencën si parakusht përt zhvillimin ekonomik. Përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar që të fuqizojmë betejën tonë si opozitë për një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, të çliruar nga përqëndrimi i pushtetit në një dorë të vetme dhe të çliruar nga krimi i organizuar dhe korrupsionit

Por duket se reagimi i Bashës nga Berlini kishte lidhje me një akuzë që më herët kishte bërë kreu i grupit Taulant Balla, i cili tha se shpresonte që udhëtimi i Bashës mos kishte lidhje me një lobim negativ për Shqipërinë.


/Ora News.tv/