Opozita në një zë: Nesër në protesta. Tani fjalën e ka populli

Opozita në një zë: Nesër në protesta. Tani fjalën

Kryetari i PD-së tha se Edi Rama pasi privatizoi policinë dhe prokurorinë tani privatizoi dhe gjykatat.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës e cila la në arrest me burg 11 protestues nga 23 që u arrestuan pas protestës në Rrugën e Kombit, Basha pati një prononcim për median.

Lulzim Basha: Çfarë lidhje ka ky rregjim që liron Orest Sotën të kapur me 860 mijë euro në makinë dhe patentat e Saimir Tahirit dhe mban në burg Florim Onuzin, babain e tre fëmijëve të grabitur në mes të natës pasi i kanë terrorizuar fëmijët në mes të natës, si të ishte një terrorist. Ky është një rregjim që shkel e nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Lihet i lirë Qazim Sejdini e Vangjush Dako. Ka privatizuar prokurinë e cila nuk çoi një dhunues të protestuese në Gjykatë. Tani privatizoi edhe gjykatën.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa pritet dhe bllokimi i disa akseve rrugore.

Lulzim Basha: Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të  pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga  qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që  janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot,  në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krahë të tyre. Një popull i  bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat  demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka  orët e numëruara.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe socialistëve të  ndershëm, ta refuzojnë privatizimin e shtetit nga kjo bandë kriminale në  pushtet, e cila nuk ka drejtësi për kriminelët, i lë të lirë kriminelët  dhe fut në burg popullin. Të kësaj bande që grabit shqiptarët duke u marrë taksa mbi taksa por nuk u kthen kurrë as shërbime, as rroga, as pensione.Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve që do të protestojnë nesër,  ndaj ju thërras të gjithëve së bashku, të jemi masivisht, për të  treguar se populli nuk nënshtrohet dhe e drejta do të triumfojë.

Për vendimin e gjykatës reagoi dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Vendimi i sotëm tregoi hapur se reforma në drejtësi tashmë instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar.  Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe mbi vullnetin e tij. As bandat dhe as kriminelët që rrethojnë Edi Ramën. As ato që eksporton nga jashtë.  Sot fjala e politikës mbaroi tani fjalën e ka populli.

Kryemadhi tha se Rama nuk do i shpetoje dot revoltes se popullit.

Lexo me shume: Gjykata le ne burg 11 prej 23 protestuesve te arrestuar 




EMISIONET