Basha: Sistemi arsimor në ditë të zeza, kemi edhe ne mëkatet tona

Basha: Sistemi arsimor në ditë të zeza, kemi edhe ne mëkatet

Kreu i PD, Lulzim Basha tha nga Vlora se sistemi arsimor do vazhdojë në ditët më të zeza, nëse vazhdohet me Ligjin e Arsimit të Lartë

Gjastë bashkëbisedimit me studentë e pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali”, tha se demokratizimi i sistemit arsimor do të jetë prioritare kur ai të vijë në qeveri.

Basha: Arsimi do të jetë në një ditë më të zezë nëse vazhdohet me këtë ligj të Arsimit të Lartë, që i vuri kazmën universiteteve publike. Demokratizimi i vendimmarrjes është normë evropiane, është garanci, siç është garanci për shtetin është garanci edhe për universitetin. Siç kemi ardhur sot në këtë ditë këtu, se e gënjen mendja atë që është Pashai i Vlorës dhe i të gjithë Shqipërisë, se ai i di të gjitha, prandaj ai meriton të ketë edhe pushtetin ekzekutiv, edhe parlamentin, edhe gjyqësorin, edhe median, edhe ekonominë. Edhe po t’i kishte fakultetet intelektuale nuk do të arrinte kurrë ti bënte, lëre më kur kemi të bëjmë  me një njeri të mangët, në shkollim, në formim dhe në performancë. Përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është fundi i mirëmenazhimit të një sistemi. Prandaj, demokratizimi i sistemit arsimor do të jetë prioritare për ne. Çështjet kryesore të vendimmarrjes do t’u takojnë vetë universiteteve dhe aty ku duhet, do të jenë të përfaqësuar sa duhet edhe studentë.

Në krizën arsimore tha Basha, ka edhe PD mëkatet e saj, pasi kanë bërë emërime që s'kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin.

Basha:  9 vjeçari dhe i mesmi është në kolaps total. Në këtë krizë kemi edhe ne mëkatet tona, sepse në disa raste kemi bërë emërime që nuk kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin, apo raste kur janë marrë 3-5 mijë euro për emërime mësues. Këto sdo përsëriten kurrë. Por kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si “Rilindja”. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik.

EMISIONET